Dy persona, burrë dhe grua kanë hipur mbi një vinç te diga e liqenit duke kërcënuar se do të hidhen nëse nuk do të zgjidhet problemi i tyre. Ata janë Fatmir dhe Teuta Saraçi, burrë e grua, ndërsa kjo nuk është hera e parë që tentojnë vetëvrasjen.
Ata janë ish të përndjekur politikë, ndërsa shprehen se kanë hipur në vinç, pasi i kërcënojnë për t’i nxjerrë nga shtëpia. Pas njoftimit, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, ndërsa po tentojnë që t’i bindin për të zbritur nga vinçi ku kanë hipur prej orës 20:45 minuta të mbrëmjes së sotme.





