Pamje të tmerrshme transmetohen nga Vlora, ku sërish në këtë qytet bëhet fjalë për një episod dhune mes një gruaje dhe një burri.
Në mes të qytetarëve të shumtë që janë të pranishëm, ky çift në mesomoshë kanë nisur sherrin mes tyre dhe goditen me grushte e shqelma pranë një këndi lojërash.
Të vetmit që ndërhyjnë për t’i ndarë janë disa fëmijë të vegjël, por nuk dihet se si përfundon sherri mes këtij çifti dhe se çfarë është bërë me ta më pas.
Pak kohë më parë, një tjetër burrë rrahu ish-gruan e tij në mes të Vlorës, e cila kishte në krah dhe fëmijët e saj të mitur, për shkak se ai nuk pranonte që ish-bashkëshortja të fillonte punë për të mbajtur familjen. Pamjet shkaktuan revoltë dhe reagim të ashpër në opinionin publik.





