Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në fluturimin e mbrëmshëm Billund – Tuzla.

Bëhet me dije se një burrë dyshohet se ka tentuar të hapë derën e avionit gjatë fluturimit.

Nga ana tjetër mediat e huaja raportojnë se aeroplani për shkak të mjegullës nuk mundi të ulej në aeroportin e Tuzlës dhe pas informacionit se fluturimi ishte devijuar për në Beograd, një nga pasagjerët u ngrit nga ulësja e tij dhe u përpoq të hapte derën.

Ndër të tjera mësohet se pasi burri u pengua të bënte një gjë të tillë, vetëm sepse do ndalonin në Beograd të njëjtën ka tentuar të bëjë edhe gruaja e tij.

Më pas të dy ata janë arrestuar nga policia.