BURREL, 13 tetor 2013 -Katër raste të tjera janë raportuar sot të helmimit me kërpudha në Klos të Burrelit. Bëhet e ditur se personat e helmuar janë dy femra, përkatësisht një 16-vjeçare një 40-vjeçare, ndërsa dy meshkujt janë të moshës 17 dhe 45-vjeç.
Mësohet se dy të helmuar janë të së njëjtës familje, burri 45-vjeç dhe gruaja 40-vjeçe, nga qyteza e Klosit. 16-vjeçarja është nga fshati Dom i Bashkisë së Klosit.
Ndërsa 17-vjeçari i helmuar është nga fshatrat e Klosit. Katër të helmuarit janë shtruar në spitalin e Burrelit, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Disa ditë më parë një 12-vjeçare humbi jetën si pasojë e këtij lloj helmimi. Gjithsej, ka shkuar në 31 numri i personave të helmuar nga kërpudhat.
Burrel, 4 të tjerë të helmuar nga kërpudhat
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Humb jetën 27-vjeçari në Kamëz, e zuri korrenti teksa po rregullonte një depozitë uji
“Veliaj do t’i ushtroje vetë kompetencat e kryebashkiakut, t’i krijohen kushtet”, avokati Ndreca: Pse e shkarkoi Ristanin, Tirana më e pistë dhe pa ujë
Avokatët e njohur braktisin D4vd, këngëtari përballet me akuza të rënda për vrasjen e 14-vjeçares
Bushati: Edhe sikur 2 milionë shqiptarë të dalin në shesh, qeveria nuk e jep dorëheqjen





