BURREL, 31 maj 2013 – Një person ka qëlluar me gurë drejt makinës ku ndodhej Kryeministri Sali Berisha, i cili qëndroi këtë të premte në Burrel, në kuadër të fushatës elektorale.
Pasi ka qëlluar me gurë makinën e kryeministrit Berisha, 52-vjeçari Halit Hoxha është dhunuar nga truprojat e kryeministrit.
Top News njofton se truprojat e kryeministrit Sali Berisha kanë dhunuar 52- vjeçarin Halit Hoxha dhe më pas e kanë dërguar në stacionin e policisë,transmeton tema.
Personi qëlloi me gurë makinën e Berishës ndërsa ajo ishte në lëvizje e sipër.
Më pas, autori është shoqëruar nëkomisariatin e policisë.
Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.





