Videoja ku shfaqet një burrë teksa bën foto dhe selfie në vendin, ku ndodhi sulmi terrorist në Londër po bën xhiron e rrjetit.
Gjatë një transmetimi live në Sky News, shihet një burrë në mesin e shumë të tjerëve që po fotografonin skenën e krimit. Por, ndryshe nga të tjerët, burri i veshur me të zeza, kthehet edhe me shpinë nga vendi i ngjarjes e shkrep edhe selfie.
Sipas Sky News, tre persona vdiqën nga sulmi me makinë në zonën këmbësore në Urën Westminster, afër parlamentit britanik në qendër të Londrës.
Shumë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Të gjithë bëjnë selfie në ditët e sotme, por burri duket se ka gjetur kohën më të papërshtatshme për “vetëshkrepje”.
Shihni videon këtu.





