Një burrë rreth 60 vjeç ka gjetur vdekjen, pasi ka rënë nga ballkoni i katit të shtatë në Fier. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 09:15 të mëngjesit të sotëm në lagjen “Konferenca e Pezës” të qytetit të Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, burri i identifikuar si shtetasi Siri Runaj ka rënë nga ballkoni i shtëpisë së tij dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht.

Në vendngjarje ka shkuar policia e cila ka kryer veprimet hetimore dhe ka transportuar trupin e pajetë në morgun e spitalit të Fierit.