Librazhd, 30 prill 2014  – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e Librazhdit. Një 30-vjeçare ka mbytur me jastëk foshnjën e saj vetëm dy muajshe. 

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman, në komunën Qendër, ku 30-vjeçarja S.Lleshi ka mbytur beben e saj. 

Nga hetimet paraprake, dyshohet se gruaja konfliktohej shpesh me të shoqin, emigrant, për atësinë e fëmijës dhe për këtë arsye ishte në gjendje të rëndë psikologjike. 

Sipas grupit hetimor, dyshimet e bashkëshortit për atësinë e foshnjës e kanë çuar 30-vjeçaren Orjana Lleshi drejt aktit ekstrem. 

Sipas policisë, fillimisht gruaja deklaroi se foshnja ishte mbytur duke pirë gji, por më pas ajo pranoi autorësinë, duke pohuar se e kishte mbytur me duart e saj. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/