Një grua u dobësua me 63 kilogramë vetëm se i kishte ardhur në majë të hundës nga ofendimet e të shoqit. Burri i saj e quante “lopë e shëndoshë”, deri në momentin kur britanikja Jen Mellor, 35 vjeçe, dhe vendosi të bënte diçka pasi peshonte 141 kilogramë.

“Im shoq, Andy, më bënte të ndjehesha keq pasi më ofendonte për shkak të peshës. Rashë në depresion dhe vendosa të ushqehesha më shumë”, shprehet ajo.

Mellor u divorcua nga bashkëshorti, dhe nisi të humbasë në peshë. Tashmë ajo është martuar me të dashurin e saj, Stuart, për të cilin thotë se e bën të ndjehet shumë mirë.

(Foto majtas, me ish-bashkëshortin. Foto poshtë, me bashkëshortin aktual)