NAPOLI, 14 shkurt 2013– Ka vdekur pas një agonie tre ditore Giuseppina Di Fraia, 52 vjeç, e cila u shtyp me makinë dhe më pas iu vu flaka nga bashkëshorti i saj.  

Vincenzo Carnevale, bashkëshorti i Giuseppina-s u arrestua 3 ditë më parë nga karabinierët me akuzën “tentativë vrasjeje”, por tani do t’i duhet të përballet me një akuzë më të rëndë, atë të vrasjes, raporton agjensia ANSA.