12 tetor 2015 – Një ngjarje e tmerrshme është shënuar në Indi, skena të ngjashme të së cilës mund t'i keni parë vetëm në filmat horror.
Një burrë ecte në rrugët kryesore të qytetit Pine duke mbajtur në njërën dorë një qese plastike me kokën e prerë të gruas së tij dhe në tjetrën një sëpatë, me sa duket armën e krimit, raporton Ndtv.
Ramachandra Chavan, 53 vjeç u arrestua teksa ecte fare i qetë duke mbajtur në dorë kokën e gruas, Sonabai, 45 vjeçe, të cilën sipas policisë e kishte vrarë për motive xhelozie, pasi dyshonte se kishte një lidhje jashtëmartesore.
Dy agjentë policie i afrohen dhe përpiqen t’i heqin sëpatën. Pas pak burri bindet dhe lëshon fillimisht qesen e më pas edhe sëpatën, ndërsa policët e arrestojnë.
/S.L. portali DurresLajm/