Ky është një person fatkeq nga Kamboxhia që ka lindur me një deformim në fytyrë, pamja e të cilit frikëson jo pak njerëz kur e shohin.

Vid, besohet të jetë i pastrehë dhe i papunë, e për shkak të deformimit, mendohet që të ketë kaluar një jetë mjaft të vështirë, pasi është injoruar nga të gjithë.

Por, ja që ekzistojnë ende njerëz të mirë e me zemër të madhe. Dy turistët Diana Koski dhe John Nettleton takuan 34-vjeçarin në Kamboxhia javën e kaluar, të cilët ishin për pushime atje. Gruaja u prek pamasë kur pa gjendjen e tij dhe menjëherë vendosi që do të bënte të pamundurën për ta ndihmuar.

Çifti ka nisur një fushatë në “Facebook” dhe po përpiqen që të krijojnë mundësinë që ai t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale për të rregulluar problemin.