Një 56-vjeçar është arrestuar pasi akuzohet për shkaktim vetëvrasjeje të bashkëshortes së tij.

Gruaja dyshohet se ishte vetëvarur rreth orës 15:00 të 4 shtatorit në ambientet e banesës së saj  në Frutikulturë Kamëz por  bashkëshorti i saj, shtetasi Sh. L., nuk ka kallëzuar ngjarjen në Polici. Në mbrëmje ka njoftuar familjarët e viktimës, të cilëve u ka pohuar se shtetasja Sh. L. ka pësuar vdekje natyrale dhe ndaj kishte bërë gati të gjitha procedurat e varrimit.”

Familjarë të 55-vjeçares bënë denoncimin më 5 shtator dhe nisën hetimet e thelluara.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë ndalimin me iniciativë të shtetasit:    

– Sh. L., 56 vjeç, i dyshuar  për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.