Një baba i ndarë nga gruaja ka gjetur të dashurin e saj të ri të fshehur në dollapin e shtëpisë dhe me ndihmën e të birit e rrahën atë për vdekje, u tha sot në gjyqin e çështjes në Britani.

49-vjeçari Wayne Peckham, dhe i biri Riley Peckham, 23 vjeç, sulmuan 39 vjeçarin Matthew Rodwell, pak pasi ai kishte thirrur numrin e emergjencës 999 për të kërkuar ndihmë.

Ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e familjes në Norfolk në veri të Britanisë, por të dy të akuzuarit mohojnë vrasjen. Në gjykatën e Norwich u tha se Rodwell kishte qenë në një lidhje me gruan e Wayne pas ndarjes së tyre.

Prokurorja Riel Karmy-Jones KC tha se Rodwell ishte i tmerruar se do të zbulohej në shtëpi nga Riley e Wayne prandaj ishte fshehur në një dollap kur ata trokitën në derë rreth orës 20.00 të mbrëmjes.

Gruaja kishte thënë: “Matthew është fshehur në dollapin lart në dhomë dhe telefonoi policinë”.

Prokurori tha se Rodwell kishte shprehur gjatë telefonatës, tmerr për atë që mund t’i ndodhte në duar të babë e bir”.

Në gjykatë u tha se zonja Peckham i kishte hapur derën djalit të saj Riley i cili kishte parë këpucët e Rodwell dhe e kishte gjetur atë të fshehur në dollap dhe kishte thirrur: “Qenka këtu!”

Në këtë moment Wayne Peckham kishte hyrë në shtëpi megjithëse zonja Peckham tentonte ta ndalonte.

Më tej prokurorja Karmy-Jones tha se pasi kishte zbuluar vendin e fshehjes së Rodwell, Riley ishte dëgjuar të thoshte: “Tani do të vdesësh, do të vdesësh!”

Zonja Peckham tha se kishte dëgjuar përleshjen në katin e sipërm dhe kishte tentuar të ndalonte bashkëshortin të ngjitej. Por Wayne Peckham kishte kaluar pas gruas së tij që bllokonte shkallët, për të arritur në vendin ku i biri Riley po përleshej me Rodwell.

Prokurorja Karmy-Jones said: “Ajo nuk mund të shihte atë që po ndodhte pasi u rrëzua kur i shoqi e shtyu për të kaluar”.

Wayne Peckham kishte goditur me shkelma e grushte Rodwell në trup e në fytyrë, megjithëse zonja Peckham ishte përpjekur ta ndalonte duke u vendosur me trup mes palëve në luftim.

Autopsia tha se rrjedhimisht Rodwell kishte vdekur si rezultat i mbytjes. Bashkëshorti i Kerry dhe i biri Riley u ndaluan menjëherë. Wayne Peckham e Riley Peckham mohojnë akuzat e vrasjet dhe sulmit fizik në incidentin e rëndë të  janarit 2022. Prokurorja Karmy-Jones tha se dy të akuzuarit kishin vepruar në bashkëpunim për të marrë hak.