Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Vlorës, ku Llazar Prenga, 74 vjeç ka ndërruar jetë para disa ditësh dhe është mbajtur në banesë nga bashkëshortja Valentina, e cila e kishte mbuluar me batanije.
Policia ka mbërritur në shtëpinë e saj, por mësohet se Valentina ka bërë rezistencë dhe nuk ka pranuar ta hapë derën. Forcat e zjarrfikëses kanë hyrë me forcë ne banesë dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit.
Gruaja e tij Valentina Prenga është shoqëruar në komisariat ku po merret në pyetje, ndërsa trupi i viktimës ndodhet në morgun e qytetit për të kryer autopsinë.
Në njoftimin e lëshuar pak më parë, bëhet me dije “Më datë 19.03.2021, rreth orës 11:15, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi Ll. P., 74 vjeç. Paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”





