Kanë bërë gjithçka për ta shpëtuar për nuk ia kanë dalë. Një fëmi 21-muajsh ka vdekur, pasi është shtypur nga një burrë 39-vjeçar që u hodh nga kati i 8-të i një ndërtese, në tentativë për të vrarë veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin Zaporižžja, Ukrainë, pas festës së vitit të ri.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur motivet që shtynë 39-vjeçarin të vriste veten, apo nëse është hedhur nga kati i 8-të në gjendje të dehur.