Një vajzë 7-vjeçare ra aksidentalisht në lumë teksa shkonte në shkollë në provincën Guangdong të Kinës jugore.

Luo Jinzhi, një banor lokal, u hodh nga një urë 8 metra e lartë për të shpëtuar vajzën që po mbytej. Kalimtarët varën litarë dhe arritën ta tërhiqnin vajzën lart.

7-vjeçarja është dërguar menjëherë në spital për kontrolle mjekësore.