TIRANE- Vetëm tre ditë më parë në Gjykatën e Rrethit të Tiranës është depozituar një kërkesë-padi nga bashkëshorti i kryetares së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi.

Arjan Lleshi siç njofton e përditshmja Panorama ka kërkuar për herë të dytë divorcin.

Bashkëshorti depozitoi kërkesën e parë vitin e kaluar në muajin korrik dhe gjykata vendosi shqyrtimin më 19 shtator.

Në këtë kohë Lefteria zgjidhej kryetare e KQZ-së dhe bashkëshorti i saj nuk u paraqit në seancë duke u pushuar gjykimi.

Kërkesa e dytë është paraqitur më 13 shkurt dhe këtë herë duket se bashkëshorti i Lefteries do ti shkojë deri në fund.