Burri i ish-deputetes Mimoza Hafizi ka paditur në gjykatë partinë LIBRA, duke kërkuar prej saj 2.5 milionë lekë.

Biznesmeni Hasan Hafizi kërkon pagimin e çmimit të qirasë dhe vlerën e përdorimit të ambienteve nga partia, nga 1 nëntori 2016 deri më 31 tetor 2017.

Gjithashtu ai kërkon vendosjen e masës së sekuestros mbi llogaritë e partisë LIBRA. Ben Blushi dhe Mimoza Hafizi ishin dy themeluesit e partisë ‘LIBRA’, por tashmë të dy janë larguar. Mimoza Hafizi u përjashtua nga LIBRA pas debateve, ndërsa Ben Blushi drejton gjigantin mediatik Top Channel.