Bashkëshorti i Roula Pispirigoi ka dhënë detaje për ngjarjen e rëndë që ndodhi me tre vajzat e tij, të cilat dyshohet se janë vrarë nga e ëma.
Sa i përket 9-vjeçares, e cila dyshohet të jetë viktima e fundit e Roula, Manos tha: “Georginën e pashë në gjumë dy ditë para arrestimit të Roulës. Ajo ishte gjallë dhe Roula kishte fjetur, më tha diçka por nuk e mbaj mend. Georgina ka folur edhe për motrat e saj të vogla. E falenderoj për këtë dhe që ndihmoi në zbulimin e së vërtetës për gjithçka. Unë kam thënë se do të preferoja të largohesha dhe të ktheja fëmijët e mi.”
I pyetur nëse kishte kuptuar që diçka nuk shkonte gjatë gjithë kësaj kohe, ai u përgjigj:
“Po të mendoja se diçka nuk shkon, do ta kisha vrarë, nuk do të kishim arritur deri këtu, as derisa të arrestohej. Cili baba do t’i linte fëmijët e tij kështu? Nëse rezulton se ka vrarë dhe 2 fëmijët e tjerë, nuk dua asnjë dënim për të. Dua të shkoj në qelinë e saj, ta vras dhe më pas të shkoj në burg.”
Tri vajzat e familjes të moshës nga gjashtë muaj deri në nëntë vjeç, ndërruan jetë në një hark kohor prej 2 vitesh në mënyrë misterioze. Pispirigou u akuzua pasi testet toksikologjike zbuluan praninë e ketaminës, një anestezi e përdorur kryesisht nga veterinerët në Greqi, në trupin e vajzës së saj të madhe Georgina, e cila vdiq në janar.





