Nuditeti dhe veçanërisht plazhet lakuriq e personat që  zhvishen pa komplekse gjithmonë na kanë bërë përshtypje ne shqiptarëve dhe deri diku kemi të drejtë. Në momentin që në një plazh publik të gjithë janë të veshur në mënyrë normale, me rroba banje dhe në plazh ka edhe fëmijë, është e rëndë që të pranosh persona që zhvishen.

Ndoshta kjo u ka bërë përshtypje edhe disa pushuesve në Shëngjin, të cilët kanë fotografuar një burrë që ka veshur një palë mbathje të ngushta, e madje duket sikur i ka bërë tanga, enkas për të nxirë pjesën e pasme të fundshpinës.

“Është në terezi ky? Kemi fëmijë rreth e rrotull. Ç'a po na tregon tani? Qytetërim? Ndoshta jam fshatar nga mendja, po më mirë fshatar e me këtë mentalitet që kam, sesa të mësoj fëmijën tim përmes shembullit të tij të emancipimit”,  thotë personi që ka shkrepur fotot. /JOQ/