Një gjykatës i Gjykatës Supreme të Kolumbisë Britanike ka dënuar një burrë që i përket sektit Mormon pasi u shpall fajtor për poligami.

Winston Blackmore u shpall fajtor se kishte pasur 24 gra, me të cilat ka lindur 149 fëmijë. Ai u dënua me arrest shtëpie për 6 muaj, ndërsa u urdhërua të kryejë 150 orë punë në shërbim të komunitetit.

Disa nga gratë e Blackmore ishin në moshën 15-vjeçare kur u martuan. Blackmore e ka bërë të qartë se asnjë dënim nuk do ta pengojë atë të praktikojë besimin e tij.

Ai ka qenë një ndër udhëheqësit e Kishës Fundamentaliste të Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, një sekt mormon që beson në martesën pluraliste.