SHBA, 16 prill 2013 – Mes morisë së imazheve të postuara në internet, kryesisht në Facebook dhe Twitter pas shpërthimeve në Boston është edhe njëri që ndoshta ka kapur autorin e shpërthimeve. 

Fotoja ka fiksuar se në tarracën e ndërtesës ku ndodhi shpërthimi, ndodhet një person i cili në pamje të parë duket i pashqetësuar nga tronditja e godinës. Fillimisht askush nuk mendoi se personi në tarracë mund të kishte lidhje me sulmin, por komentet nëpër rrjete sociale thanë se qetësia me të cilën personi misterioz përballon shpërthimin e parë dhe të dytin të bën të dyshosh me të drejtë. 

Ky i dyshuar si autor, i veshur sportiv me një kapele mbi kokë lindi nga interneti, por sigurisht që as syrit të FBI-së nuk do t’i ketë shpëtuar. Kjo e fundit në një deklaratë për mediat, dhënë në orët e para, me orën lokale, të ditës së martë tha se ka marrë në pyetje dhjetra dëshmitarë dhe se po punon për sigurimin e provave nga vendngjarja, prova që mund të cojnë në gjurmët e autorit apo autorëve 

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/