29 prill 2015 – Ilir Shaba, 43 vjeç këto katër vjetët e fundit ka hyrë në burg tre herë për shpërndarje droge. Në mars 2011 karabinierët e qytezës së Tolentinos e arrestuan me 120 gramë kokainë dhe 30 mijë euro. Në janar 2013 po në Tolentino e kapën me 320 gramë kokainë. Në shkurt 2015 u kap me 40 gramë kokanë dhe po vuan dënimin në burgun e Kamerinos (Camerino). E shoqja Rozeta Shaba , 37 vjeçe, ndonëse me burrin në burg vazhdon “biznesin” e të shoqit. Ajo u arrestua nga karabinierët e qytezës së Urbisalias (Urbisaglia) me akuzën e shpërndarjes së drogës, pastrimit të produkteve të krimit dhe kanosjes së dëshmitarit të akuzës. Në banesën e Rozetës, krahas dhjetëra veshjeve të markave të shtrenjta, u gjetën 9 gramë kokainë, një peshore elektronike precizioni dhe materiale, që shërbejnë për ambalazhimin e drogës. Rozeta u arrestua të martën dhe u dërgua në të njëjtin burg, ku po vuan dënimin bashkëshorti i saj.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”