Një burrë në Durrës është pajisur me urdhër-mbrojtje pas dhunës së ushtruar ndaj tij, pikërisht nga e shoqja.
Shtetasi me iniciale XH. S., 54 vjeç i është drejtuar policisë për t’u ankuar për dhunën që pësonte nga e bashkëshortja e tij 50 vjeçe, shtetasja Sh.S.
Sipas policisë, ajo ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj tij.