Më herët gjatë ditës, policia e Durrësit njoftoi se kishte ndërruar jetë në spital 41-vjeçari Agron Tema nga fshati Gjuricaj, Durrës, i cili u dhunua pak ditë më parë së bashku me nusen e tij nga babai 70 vjeçar, Xhavit Tema.
Por rastet e dhunës në familje në qytetin bregdetar nuk mbyllen me kaq.
Një ditë më parë, një 29-vjeçare ka denoncuar në policinë e Durrësit burrin e saj, 25 vite më të madh në moshë.
“Më datë 05.07.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Q., vjeçe 29, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti S.Q., vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj”, njofton policia.
Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





