Dëmtohet një 69-vjeçar në Durrës, pasi u rrëzua nga shkallët. Për shkak të plagëve të marra, ai ka përfunduar te spitali i Traumës në Tiranë.
“Dje, rreth orës 16:50, është dërguar në Spitalin Rajonal Durrës, shtetasi B. T., 69 vjeç, i cili dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga shkallët e banesës dhe si pasojë është dëmtuar. Ai u dërgua për trajtim mjekësor të specializuar, në Spitalin e Traumës”, njofton policia.





