Një rast dhune mes një çifti është regjistruar në Durrës, ku i dhunuari është burri dhe dhunuesja është gruaja.
Bëhet fjalë për një çift të moshës 48 dhe 57 vjeç të cilët janë divorcuar. Shtetasi A.H. vjeç 57, ka paditur në polici ish-bashkëshorten me iniciale L.H., se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij.
Pas denoncimit të rastit, policia plotësoi kërkesë-padinë për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për burrin e dhunuar.
Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.





