Ish-gruaja rreh ish-bashkëshortin 20 vjet më të madh, ai i drejtohet për ndihmë policisë.
Ky episod dhune ka ndodhur mes një çifti në Durrës, ku shtetasi i dhunuar është një 64-vjeçar me iniciale Z.T.
Ndaj tij, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ish-bashkëshortja shtetaja N.H., 44 vjeçe.
Pas denoncimit në komisariatin e Durrësit, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për burrin e dhunuar.





