TIRANE, 8 tetor 2013 – Gjykata e Tiranës është përballur dje me një pretendim të pazakonte nga një 63- vjeçar, i akuzuar për “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes. I moshuari ishte arrestuar tri ditë më parë. Në sallën e gjyqit, i akuzuari është mbrojtur me argumentin se ai e kishte të pamundur të ushtronte dhunë mbi bashkëshorten. Sipas 63-vjeçarit, bashkëshortja kishte dyfishin e peshës trupore të tij. Ai ka shkuar më tej duke pretenduar se kishte shenja dhune në trup, të cilat ia kishte shkaktuar bashkëshortja. Për të provuar këtë fakt, i akuzuari kërkoi kryerjen e një eksperimenti hetimor. E gjendur ballë të tilla pretendimeve, gjykata vendosi ndaj tij masën e sigurisë “arrest me burg” me afat 30-ditor.
Gjatë kësaj periudhe prokuroria ka për detyrë të kryeje akt ekspertime për të provuar se cili nga bashkëshortët ka shenja dhune në trup. Seanca gjyqësore në ngarkim të 63-vjeçarit T. Sula u zhvillua me dyer të mbyllua në Gjykatën e kryeqytetit. Burime të Gjykatës sqaruan se ai ishte arrestuar pas një kallëzimi të gruas së tij, T. Sula. Kjo e fundit ka pretenduar në kallëzimin e saj në komisariatin e policisë se bashkëshorti kthehej i pirë në shtëpi dhe e dhunonte fizikisht. Deklarimi i bashkëshortes është përcjellë në sallën e gjyqit përmes aktakuzës së Prokurorisë.
I papritur për gjykatën ka qenë pretendimi i të arrestuarit T. Sula, çka ka sjellë edhe nota humori në seancë. “Unë jam a s’jam 50 kilogramë, kurse bashkëshortja ime është 100 kilogramë. E kam të pamundur që ta rrah. Bëni një eksperiment që të vërtetoni çka po them”, mësohet të jetë shprehur i arrestuari. Sipas burimeve, në vijim i akuzuari ka pranuar faktin se ndonjëherë konsumonte pije alkoolike. “Për këtë shkak, gjatë muajve të verës më ka dhunuar im bir, i cili është i gjatë sa ky polici këtu”, ka rrëfyer 63-vjeçari duke iu referuar njërit prej punonjësve të policisë të pranishëm në sallën e gjyqit. Në përfundim të pretendimeve të palëve gjykata caktoi ndaj tij masë sigurie me afat, gjatë së cilës Prokuroria duhet të provojë pretendimet e 63-vjeçarit.
/panorama/
Burri në Gjykatë: Ime shoqe peshon 100 kg, s’e rrah dot!
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
A do të ketë paqe mes Rusisë dhe Ukrainës? Witkoff dhe Kushner takime me delegacionet e Moskës dhe Kievit
SHBA sekuestron një anije cisternë me pronësi kineze pranë Venezuelës, rrit presionin ndaj regjimit Maduro
Britania shkurton ndihmën për Ballkanin Perëndimor
Travis Scott dhe Tyla në një lidhje romantike?





