Edhe nga qelia, nuk e ka lënë të qetë bashkëshorten, por e ka kërcënuar atë me vrasje.
Protagonist i ngjarjes ka qenë një i dënuar, i cili po vuan dënimin në IEVP-në Durrës.
Sipas policisë së Tiranës, 53-vjeçari L.D. banues në fshatin Xhafzotaj, Durrës, ka kanosur nëpërmjet telefonit bashkëshorten L.H. 37 vjeçe, banuese në Tiranë.
Kjo e fundit, e ndodhur në këto kushte i është drejtuar komisariatit të policisë për të bërë denoncimin përkatës.





