Dhunohet një grua nga bashkëshorti i saj durrsak, ky i fundit më pas arrestohet në flagrancë nga policia.

Episodi i dhunës ka ndodhur ditën e djeshme në automjetin “Mitsubish” të autorit, shtetasit Sh.H., 44 vjeç, banues në Durrës.

Policia njofton se ai “ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, F.H., vjeç 41, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme”.

44-vjeçari do të gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, nën akuzën e “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, neni 130/a i Kodit Penal.