Një denoncim për vjedhje brenda familjes është regjistruar në Shijak, ku burri akuzon bashkëshorten se i ka vjedhur paratë.

Policia informon se: “Më datë 26.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen A.K., vjeç 34, banuese në Shijak, pasi dyshohet se bashkëshorti D.K., vjeç 34, kallëzon se para një jave bashkëshortja, në banesë i ka vjedhur një shumë lekësh”.

Pas kallëzimit të ngritur nga bashkëshorti, policia ka nisur hetimet për të zbardhur nëse pas kësaj ngjarjeje fshihet 34-vjeçarja, apo është thjesht një hakmarrje e të shoqit për motive xhelozie.