26shtator 2015 – Një 41-vjeçar nga Sukthi ka kërkuar urdhër mbrojtje, pasi pretendon se dhunohet fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare. Policia e Durrësit ka lëshuar urdhër mbrojtjeje për shtetasin M.Ll. 41 vjeç, banues në Sukth.
Sipas policisë është vërtetuar se gruaja e dhunonte në mënyrë të vazhdueshme bashkëshortin. Kjo është hera e dytë brenda pak javësh që burrat e Sukthit denoncojnë dhunën nga bashkëshortet.
/portali DurrësLajm/