24 prill 2015 – Vetëm 24 vjeçe peshonte gati 300 kilogramë në fillim të këtij viti, ndërsa sot ka zbritur deri në 220 kg. Betti Jo, e reja nga Teksasi, prej moshës 13 vjeçe është obeze. Ajo ka treguar për mediat amerikane se nisi të ushqehet në mënyrë të pakontrolluar si pasojë e depresionit, pas një sulmi seksual që iu bë në moshë të mitur.
Në moshën 17 vjeçare, pavarësisht peshës ajo u lidh me të dashurin e saj, Xhosh, me të cilin është martuar. Edhe pse tejet e shëndoshë, Betti nuk hiqte dorë nga picat e shumëllojshme, patatinat apo ushqime të tjera me sasi të mëdha salcash, sipas preferencës. Ajo arriti deri në 300 kg, por i shoqi i thonte që të mos dobësohej se kur të bëhej elegante ai kishte frikë se do ta braktiste.
Kur e pa që nuk dilte dot nga shtëpia dhe u bllokua në shtrat, atëherë bashkë me të shoqin iu drejtuan mjekëve. Një ndërhyrje kirugjikale e bërë pak muaj më parë i hoqi rreth 80 kg. Sot peshon rreth 220 kg, ndonëse pesha ideale për Bettin është rreth 52 kg.
Me kile më pak ajo mund të dalë bashkë me të shoqin në markete apo për punë të tjera, ndërsa pret që me kalimin e kohës t’i nënshtrohet sërish operacioneve, për të rënë sërish nga pesha.
Agjencia e lajmeve “Dyrrah”