Kurbin, 16 qershor 2014 – Një 50 vjeçar nga Sanxhaku i Laçit është arrestuar nga policia e Kurbinit pas denoncimit nga e dashura e tij.

Sandër Rica ka provuar të praktikojë me gruan e të dashurën gjithçka kishte parë në internet dhe në filma pornografikë.

Ngjarja e pazakontë për seksin tresh të çiftit provincial me bashkëfshataren e tyre 49-vjeçe fillimisht nuk është besuar as nga vetë policia.

Gjithçka ka nisur dy ditë më parë kur e dashura e tij D.P. kishte vendosur t’i jepte fund marrëdhënies së orgjisë me çiftin, pasi do t’i vinte burri nga emigracioni. Vendimi i nënës së tre fëmijëve nuk është pranuar nga Rica, i cili e ka kërcënuar 49-vjeçaren.

Shoqërimi në polici i gruas së Ricës pas marrjes së denoncimit nga e dashura ka sqaruar gjithçka.

Po është e vërtetë ajo që ka thënë D. Unë dhe burri kemi shkuar në të njëjtin krevat me të. Burri kishte parë nëpër filma, dhe kur më tha edhe mua ato që dëshironte, ramë dakort. Ai donte të provonte gjithnjë eksperienca të reja”, ka pohuar nëna e pesë fëmijëve.

Më pas policia ka bërë të mundur sekuestrimin e disa fotove “selfie”, ku duket qartë burri mes dy grave.

Pas arrestimit të 50 vjeçarit, ai ka pohuar: “Jam qejfli , ç’problem ka këtu” duke e konsideruar si diçka normale marrdhënien e tij, shkruhet në gazetën “Panorama”.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/