12 prill 2014  – Modelja tërheqëse 32 vjeçare Monica Olsen, nënë e dy vajzave, ka akuzuar ish bashkëshortin e saj se i ka paguar 80 mijë dollarë një shokut të tij për të vrarë Monica-n. Burri e mori këtë vendim, pasi Monica vendosi t’i rikthehej karrierës si modele, pas lindjes së dy vajzave. Kur ishin martuar, Monica kishte hequr dorë nga karriera e saj për t’iu përkushtuar familjes.

Por pasi solli në jetë dy vajzat, modelja dëshironte t’i rikthehej profesionit të dikurshëm. Kur bashkëshorti i saj pa setin fotografik, ku gruaja e tij kishte pozuar me të brendshme, inati i tij arriti kulmin.

Sipas Monica-s, ish bashkëshorti kishte paguar një shokun e tij për ta vrarë. Monica thotë se disponon një kasetë audio me bisedën mes burrit të saj dhe shokut të tij ku flitet për vrasjen e 32 vjeçares. Ajo tani është në gjykatë për kujdestarinë e dy vajzave, kurse ish burri është duke u gjykuar për tentativë vrasjeje.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/