53-vjeçarja Antoneta Hoxha është vrarë nga burri i saj në fshatin Vagalat të Memaliajt. Mësohet se 63-vje Skënder Hoxhaçari ka pranuar krimin në polici ku është marrë në pyetje pas ngjarjes së rëndë.
"E vrava unë. Debatuam, nuk durova dhe e qëllova. Nuk doja të vdiste", ka thënë ai para forcave blu. 53-vjeçarja u gjet e pajetë dhe e mbuluar në gjak gjatë orëve të natës.
Kanë qenë vetë familjarët at aqë njoftuan policinë, ndërsa burri i viktimës fillimisht u shoqërua në polici dhe u mor në pyetje. Por, pas disa orësh ai pranoi vrasjen e bashkëshortes dhe tashmë është vendosur nën arrest.
Viktima Antoneta Hoxha është vrarë me sende të forta. Ajo ka plagë në kokë dhe në pjesën e krahëve. Çështja po hetohet nga krimet e rënda për veprën penale të vrasjes për shkak të rrethanave familjare. Ndërkohë që hetimet po vijojnë për të zbardhur shkaqet e sakta të krimit në familje.





