17gusht 2015 – Shisnin ushqime në një dyqan të marrë me qira, aty ku ndodhi dhe ngjarja, në Rubik. N.Lleshaj, 60 vjeç, banues në Mirditë u arrestua pas denoncimit të së shoqes, L.Ll. Çifti kishte pasur një konflikt për motive të dobëta në dyqanin ku tregtonin artikuj ushqimorë.

Në kohën kur nuk kishte klientë, burri ka nisur të debatojë me gruan, duke e rrahur më pas atë. Kulmi arriti kur burri ka marrë thikën që e përdorte në dyqan, për të kërcënuar të shoqen. Kjo e fundit e denoncoi në polici dhe prej mbrëmjes së djeshme, 60-vjeçari ndodhet në izolim për akuzën e dhunës në familjes.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/