Merret në pyetje për herë të parë gruaja e shqiptarit vrau dy djemtë e tij 11 dhe 13 vjeç, plagosi gruan dhe në fund vrau edhe veten.

Marrja në pyetje ishte e shkurtër dhe do të vazhdojë, tha një zëdhënëse e prokurorisë publike të Lübeck, pasi nëna fillimisht nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

Gruaja, Avdije R. 38-vjeçare ishte e vetmja që i mbijetoi sulmit të bashkëshortit të saj 44-vjeçar.

Sipas gjetjeve të hetuesve, 44-vjeçari Flamur R. ka vrarë djemtë e tij 11 dhe 13-vjeçarë me nga një të shtënë dhe më pas ka qëlluar edhe veten për vdekje. Gruaja u plagos rëndë dhe u dërgua me urgjencë në spital, por pas disa javësh në koma ia doli të mbijetojë.

Ndërkohë që motivi që e shtyu burrin të qëllojë me armë është ende i paqartë, e vetmaj e mbijetuar e kësaj ngjarjeje të rëndë ka ‘kyçur’ gojën dhe nuk ka dhënë asnjë detaj mbi ngjarjen.

Edhe pse fqinjët e familjes i kanë përshkruar si të lumtur kjo nuk ka mjaftuar që familja shqiptare të mos kishte një fund tragjik.

Në ditët në vazhdim pritet të zbardhet dinamika e plotë e ngjarjes.