Një person i ka vënë flakën vetes me benzinë në qytetin e Elbasanit. Ngjarja sipas burimeve policore ka ndodhur ditën e sotme në lagjen “28 Nëntori” të qytetit, afër Kryqëzimit të Luleve.

Personi, që tentoi të vetëdigjet, është dërguar në spitalin Kirurgjik të Elbasanit dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.