Burri tenton të përdhunojë bashkëshorten e tij me të cilën është në proces divorci.

Akti i rëndë ka ndodhur në një familje në Krujë, ku bashkëshorti Xhevahir Bami, 40 vjeç, ka tentuar të përdhunojë bashkëshorten e tij, shtetasen D.B. 34 vjeçe.

Policia e Durrësit bën të ditur se ai ka ushtruar edhe dhunë fizike ndaj saj.

Uniformat blu bënë të mundur ndalimin e Bamit, i cili akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura” e mbetur në tentativë.