Pamjet e mëposhtme tregojnë një grua të zemëruar e cila ka goditur me thikë bashkëshortin e saj me motivin se e tradhtonte me një femër tjetër.
Në video shihet një burrë që qëndron i ulur në tokë në një rrugë të frekuentuar, ndërsa ai është i mbuluar në gjak.
Gruaja ka vazhduar ta ndjekë atë në rrugë në prani të kalimtarëve, të cilët nuk kanë ngurruar ta filmojnë rastin në fjalë.
Ngjarja ka ndodhur në Kinë, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur me burrin.
Video është postuar në LiveLeak dhe ka marrë mijëra shpërndarje në internet.





