Angli, 12 gusht 2014 – Një 50-vjeçar ka vdekur pasi i ka ngecur një vibrator në anus dhe ka neglizhuar kërkimin e ndihmës mjekësore, për shkak se i ka ardhur zor.
Nigel Willis vonoi 5 ditë deri në kërkimin e ndihmës pas shqetësimeve që filloi të ndjente, pas heqjes së vibratorit që i kishte ngecur brenda gabimisht vitin e shkuar.
Ai jetonte në Forest Hill me të ëmën dhe ishte dërguar në spitalin “Lewisham” në dhjetor, por filloi të kishte dhimbje në shkurt të këtij viti, pavarësisht se vibratori ishte hequr.
Mjeku i spitalit informon se “miku i tij e thirri ambulancën, pasi ai ankohej për marrje mendsh, dobësi dhe nuk mund të lëvizte nga krevati për 5 ditë rresht”.
Willis ishte i papunë dhe beqar dhe kujdesej për të ëmën e tij me ndihmën e një fqinji.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





