25nentor 2015 – Një orë pasi burri vdiq nga infarkti, gruaja vret veten duke u hedhur nga kati i tetë. Viktima është 36 vjeçe, nga India, e cila nuk e duroi dot dhimbjen për humbjen e të shoqit, 39 vjeç. Policia vendase tha se burri, me profesion inxhinier, ndërroi jetë në orës 14:00, në spital.

Pas 1 ore u dha alarmi se një viktimë ndodhej në tokë, e hedhur nga kati i 8 i ndërtesës. Gruaja nga hidhërimi ishte kthyer në banesën e saj, duke kryer vetëflijimin. Çifti kishte një vajzë 6 vjeçe. Fqinjët e çiftit thanë se nuk kishin asnjë ide se çfarë të bënin me zakonet e mortit dhe me fëmijën, pasi prindërit e viktimave ishin shumë të vjetër. Një rast i ngjashëm ndodhi edhe 2 javë më parë, me një tjetër rast.

/portali DurresLajm/