Një grua 58-vjeçare është vrarë nga bashkëjetuesi i saj. Ngjarja ka ndoduhr në banesën e çiftit në lagjen “Qemal Stafa” të qytetit të Shkodrës.
Policia ka arrestuar autorin, 69-vjeçarin Bashkim Teli.
Njoftimi i policisë:
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në D. V. P Shkodër, u bë arrestimi i shtetasit:
Bashkim Teli, 69 vjeç, banues në Shkodër.
Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në lagjen “Qemal Stafa”, në banesën e tij, për motive të dobëta ka goditur, disa herë në kokë me sende të forta (çekiç), bashkëjetuesen e tij shtetasen S.Sh., 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Në cilësinë e provës materiale policia ka bërë sekuestrimin e sendit me të cilin autori ka qelluar viktimën.
Materialet hetimore do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c i Kodit Penal.





