Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një familje shqiptare në Zvicër, ku një 42-vjeçar ka vrarë gruan e tij 38-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Epagny, ku autoritetet zvicerane gjetën trupin e pa jetë të autorit pas ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse.
I dyshuari, Ramiz Berisha nga komuna e Malishevës, kishte një të kaluar problematike me bashkëshorten e tij, e cila kishte ngritur më parë akuza për dhunë në familje ndaj tij. Pas një periudhe dënimi për këtë akuzë, ai ishte liruar nga burgu, vetëm disa kohë para krimit tragjik.
Gjatë incidentit, autori dyshohet të ketë përdorur një armë zjarri dhe mundësisht edhe një granatë, çka nxit dyshime se ngjarja ka qenë e planifikuar. Pas vrasjes së bashkëshortes, ai ka ndezur zjarrin që shkatërroi shtëpinë, ku më pas u gjetën trupat e viktimave.
Fatmirësisht, katër fëmijët e mitur të çiftit nuk ndodheshin në shtëpi gjatë ngjarjes. Ky akt ka lënë pas një familje të shkatërruar dhe ka shkaktuar një trishtim të thellë në komunitetin shqiptar të Zvicrës.