Maqedoni, 22 korrik 2014 – Një vrasje e dyfishtë e pasur nga një vetëvrasje ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët e lagjes Aerodrom të Shkupit.
Sipas informatave të para jozyrtare, një burrë ka vrarë gruan e tij, motrën e saj dhe më pas është vetëvrarë.
Nga ana e policisë është bërë bllokim total i vendngjarjes, ndërsa zyrtarisht ende nuk janë prononcuar.
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





