Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Pogradecit, ku është prezent një tjetër rast i krimit në familje. Sipas njoftimit të policisë të qytetit, shtetasi me inicialet B.M. rreth 49-vjeç, për motive të dobëta, dyshohet të ketë vrarë me mjete të forta (sqepar dhe thikë) në banesë, bashkëshorten e tij shtetasen D.M, rreth 49 vjeçe.
Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie për të zbuluar rrethanat e ngjarjes. Autori i dyshuar i ngjarjes po shoqërohet në Komisariatin e Policisë.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjes.





