10 shtator 2015 – Gruaja dhunohet nga burri, nuset rrihen me vjehrrin apo vjehrrën, krushka rreh krushkun, dhëndri dhunon vjehrrin etj., të gjitha këto kanë ndodhur në vazhdimësi në Durrës dhe rrethinat e tij.
Por, e radhës ka për protagonistë dy ish-bashkëshortë. Burri 56-vjeçar është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga ish-bashkëshortja e tij, 42 vjeçe.
Shtetasi me iniciale Z.T. nga Sukthi, ka paditur ish-gruan N.T. në komisariatin e Shijakut dhe pas shqyrtimit të rastit, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për të.
/S.L. portali DurresLajm/